Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastet e dhunës janë raportuar nga Komuna e Prishtinës, Graçanicës, Prizrenit e Gjakovës.
Prishtinë, 31.08.2021 – NN. Më 07.09.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se më datën e lartë cekur është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.
Graçanicë, 06.09.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Graçanicë, 07.09.2021-09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 28.08.2021 – 11:00. Në lidhje me rastin është raportuar se , me 07.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe në konsultim me prokurorin i njëjti është dërguar në mbajtje.
Prizren, 07.09.2021-15:08. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.
Gjakovë, 07.09.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur familjarët e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.