Policia shqipton 2 mijë e 641 gjoba për shkelje të masave antiCOVID

Policia shqipton 2 mijë e 641 gjoba për shkelje të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin për respektim të masave antiCOVID nga qytetarët dhe bizneset.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2641 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë shënuar 920 raste të reja me coronavirus dhe 28 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për aksidente trafiku me fatalitet, aksidente trafiku me të lënduar janë 14, e ato me dëme materiale 58.

Vlen të theksohet se Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 1481 tiketa trafiku. /Gazeta Enigma/

Related Articles