Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje

Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.

Rastet e dhunës janë raportuar nga Komuna e Prishtinës, Graçanicës, Prizrenit e Gjakovës.

Prishtinë, 31.08.2021 – NN. Më 07.09.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se më datën e lartë cekur është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Graçanicë, 06.09.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graçanicë, 07.09.2021-09:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 28.08.2021 – 11:00. Në lidhje me rastin është raportuar se , me  07.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe në konsultim me prokurorin i njëjti  është dërguar në mbajtje.

Prizren, 07.09.2021-15:08. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë, 07.09.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur familjarët e tij.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. 

Related Articles