Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për herë të parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë filluar zbatimin e studimit për hulumtimin e shkallës së infeksionit COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes këtij njoftimi, MSH-ja ka bërë të ditur se ky studim ka për qëllim matjen e seroprevalenca e antitrupave të COVID-19 në popullatën e përgjithshme sipas gjinisë dhe grupmoshës si dhe vlerësimin e raportit të infeksioneve asimptomatike, para-simptomatike ose subklinike në popullatë.
Vlen të theksohet se në këtë njoftim është bërë e ditur se ky hulumtim do të bëhet në nivel vendi.
/Gazeta Enigma/.