Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është realizuar procedura digansotike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion.
“Me datë 11 dhe 12.12.2021 në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloj për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kjo procedurë, me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit të specializuar, hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.
“Janë punuar gjithsej 5 raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve 3 raste me AVNRT tipike dhe 2 raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (ËPË)”, thuhet tutje.
Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime./Gazeta Enigma/