Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur obligimet nga marrëveshja e nënshkruar për Udhërrëfyesin për Energji.
“Qeveria e Kosovës e ka licencuar Elektroseverin dhe e ka pajisur me kodin e indentifikimit. Janë nënshkruar marrëveshjet në mes të KOSTT dhe Elektrosever. Deri më tani pikat e papërmbushura janë: Dërgimi i të dhënave të konsumatorëve, pika e kontratës kornizë në mes të KEDS-Elektreosever dhe që KEDS dhe KOSTT të kenë qasje në Vallaq”, është shprehur Bislimi.
“Një pjesë të fajit e ka Brukseli apo ndërmjetësuesi në Bruksel që jo vetëm që e ka lejuar takimin në Stamboll (takimi i zyrtarëve serbë me zyrtarë të KEDS) edhe kanë dërguar sinjale të gabueshme te Elektrosever që nuk kanë të bëjnë asgjë me udhërrëfyesin”.