Vendkalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, vazhdon të jetë i mbyllur, për shkak të reshjeve të borës.
Qendra për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të bërë të dielën në ora 18:00, ka njoftuar se kjo pikë kufitare është e mbyllur.
Ky vendkalim ishte mbyllur edhe më 23 janar për shkak të reshjeve të borës.