Në kuadër të “EURO 2020”, sot do të këtë dy përballje të ekipeve te grupit A, raporton Gazeta Enigma.
Italia do të luajë kundër Uellsit, nga ora 18:00, dhe në të njëjtën kohë do të ndeshen Zvicra dhe Turqia.
Një barazim në mes Italisë dhe Uellsit do të iu shkonte për shtat të dyjave, pasi që Italisë do t’ia siguronte vendin e parë ndërsa Uellsit do t’ia garantonte vendin e dytë.
Ndërsa, në përballjet në mes Zvicres dhe Turqisë, të dyja palët duhet të fitojnë për të pasur ndonjë shans për t’u kualifikuar në nokautet./Gazeta Enigma/