Përditësimi i KQZ-së: Mbi 160 mijë qytetarë votuan deri në orën 11:00

Përditësimi i KQZ-së: Mbi 160 mijë qytetarë votuan deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në platformën elektronike ka përditësuar të dhënat nga numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri në orën 11:00.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri më tani është 160,855, apo 8,05%.

KQZ-ja pritet që së shpejti të mbajë edhe konferencën e dytë rreth procesit zgjedhor.

Related Articles