Përditësohet faqja e KQZ-së, LVV kryeson me 41.14%, PDK 21.99%, LDK 17.68%

Përditësohet faqja e KQZ-së, LVV kryeson me 41.14%, PDK 21.99%, LDK 17.68%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 88.59% të vendvotimeve, raporton Gazeta Enigma.

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.14%, të votave, PDK-ja 21.99%, LDK-ja, 17.68%, AAK-ja 7.65, Lista Serbe 4.05% e Koalicioni për Familje 2.30%.

Nga kjo rezulton se LVV-ja ka fituar 307 mijë e 567 vota, PDK-ja 164 mijë e 413, LDK-ja 132 mijë e 157, AAK-ja me Nismën 57 mijë e 172.

Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 08:47, nga numërimi i 2 mijë e 244 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.

Ndërkaq lidhur me problemet teknike me të cilat po ballafaqohet KQZ-ja, për Gazetën Enigma ka folur zëdhënësi i këtij organi, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se problemet janë evidentuar dhe po tentohet që sa më shpejt të transmetohen të dhënat.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!”, ka theksuar Elezi për Enigmën.

Related Articles