Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë se nuk ka arsye më që UNMIK-ut të vazhdojë të funksionojë në Kosovë, meqë Kosova s’mund të trajtohet njëjtë sikur të ishte në vitin 1999,
Ajo ka thënë se Uashingtoni përkrah shkurtimin buxhetor të UNMIK-ut dhe se misioni duhet të funksionoj me buxhet të shkurtuar deri të mbyllet.
“S’ka arsyetim që Kosova të trajtohet në vitin 2026 sikur të ishte në vitin 1999. KFORi merret me sigurinë. Përfaqësuesi i BE-së merret me dialogun. UNMIK-u nuk adreson as paqeruajtje e as normalizim”, ka thënë Bruce,
“Mirëpresim zvogëlimin e buxhetit të UNMIK-ut. Deri të merret vendimi për mbyllje, ky mision duhet të funksionojë me buxhet të reduktuar”, ka shtuar ambasadorja amerikane.
“UNMIK-ut i ka ardhur fundi i rrugës. Nëse ky Këshill është serioz, ne duhet të veprojmë”, ka përfunduar ajo.
