bjekti i gjimnazit të parë në Ferizaj është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkaqe akoma të panjohura. Kjo shkollë është pjesë e trashëgimisë kulturore, për çka dje kishin nisur punimet për restaurim.
Policia ka njoftuar se zjarri është lokalizuar dhe nuk dihen detaje të tjera.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi në Policinë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, tha Veseli.