Zjarr në një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, Policia jep detaje

Zjarr në një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, Policia jep detaje

Një ndërtesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës, tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë”.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. 

Related Articles