Përfshihet nga zjarri një depo në Miradi të Fushë Kosovës, asnjë i lënduar

Përfshihet nga zjarri një depo në Miradi të Fushë Kosovës, asnjë i lënduar

Asnjë person nuk u lëndua si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një depo në Miradi të Fushë Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

Ajo në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka njoftuar se ka dëme materiale, dhe se policia dhe  zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në media u deklarua se depo në fjalë është private, dhe brenda kishte material shkollor. /Gazeta Enigma/

Related Articles