Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e derbit të ditës së sotme mes Dritës dhe Prishtinës përfundoj me rezultat të barabartë 0-0.
Prishtina kishte dominim të lehtë në këtë takim por nuk arriti ta konvertonte në gol.
Në anën tjetër, Feronikeli ka mbyllur pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Ulpianës me golin e shënuar nga Drilon Leku në minutën e 25’të të takimit.
Edhe Llapi ka shkuar në pushim me avantazh minimal ndaj Dukagjinit me golin e shënuar nga Riviera në minutën e 12’të të takimit.