Përfundon afati, këto parti do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Përfundon afati, këto parti do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit.

Siç bëhet e ditur në njoftim nga dara 26 nëntor e deri më 2 dhjetor kanë aplikuar 3 subjekte politike. Të trija për në komunën e Leposaviqit dhe vetëm dy nga to në komunën e Zveçanit.

Zgjedhjet do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

“Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022”, njofton KQZ-ja.

Related Articles