Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.
Kurti së bashku me akterët kryesorë të sigurisë, për rreth dy orë kanë diskutuar për çështjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet.
Zbatimi i reciprocitetit do të filloj nga e hëna, përderisa gjatë së dielës Kurti ka thënë se Këshilli i Sigurisë do të mblidhet pë t’i shikuar masat që janë planifikuar të merren, në mënyrë që gjithçka të shkojë në rregull.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në mbledhje Këshillin e Sigurisë me rastin e fillimit të zbatimit të reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, që pritet të filloj nga e hëna.
Përgjatë konferencës të së shtunës, Kurti kishte thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet nëse janë marrë të gjitha masat që të dy vendimet qeveritare të zbatohen.