Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 11 qendrat komunale të numërimit.
Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se deri në përfundim të ditës së shtunë janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1,367 nga 2,533.
Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit planifikohet të fillojë edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.
Njoftimi i plotë:
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së shtunë (15 shkurt 2025) janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1,367 nga 2,533.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.