Ka përfunduar marshimi i Paradës së Krenarisë në Prishtinë, e cila u mbajt nën logon “Kemi qenë dhe do t’jemi”, njofton Gazeta Enigma.
Parada nisi nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdoi deri tek Biblioteka Kombëtare.
Në Paradë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti bashkë me disa ministra.
Pas Paradës, pjesëmarrësit pritet që të marrin pjesë në koncertin i cili i dedikohet këtij komuniteti.
Parada u mbajt për të tetën herë. /Gazeta Enigma