Ka përfunduar pjesa e parë mes Andorrës dhe Kosovës, me Dardanët që shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi.
Ndeshjen më mirë e nisën tanët, me Florian Loshajn që kishte një goditje nga gjuajtja e lirë qysh në minutën e parë.
Edhe pse ndeshja pati një ritëm të qetë, këtë gjë e ndryshoi Milot Rashica në minutën e 26-të, duke shënua një gol të bukur nga asistimi i Florent Muslijës.
Andorra kishte një mundësi shënimi në minutën e 37-të, por që Aro Muric ishte i sigurt.
Kosova vazhdoi të bënte lojë të bukur dhe të kërkonte golin e dytë, por që 45 minutat e parë përfunduar me golin e vetëm të vushtrriasi.
Në pjesën e dytë, Kosova do të shpresojë të shënojë edhe të dytin, duke tentuar ta sigurojë fitoren.