Protestuesit serb kanë përfunduar protesten e tyre në pikën kufitare Jarinjë.
Persona të maskuar janë larguar nga kjo pjesë, pasi kanë marr premtimin nga forcat e policisë serbe që një person i arrestuar do të lirohet.
Që nga fillimi i kësaj proteste tash e dy orë, një faqe serbia kanë qenë live nga vendi i ngjarjes ku janë parë e dëgjuar çdo gjë që po thuhet në këtë protestë.
Para pak minutash Damjan Knezeviq, një serb që ka lidhje të afërta me grupin paramilitar rus Ëagner, nga Rashka e Serbisë ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në veri të Kosovës.
Ai ka bërë edhe deklaratë se pse janë aty.
“Në këtë protestë kishim qëllim që të japim mesazhin për vëllezërit tanë në Kosovë që jemi më të. Ne nuk frikësohemi nga askush, ne jemi të gatshëm që të luftojmë për vendin tonë. Ne bëjmë presion në Beograd që mos lejojë të derdhet gjaku i serbeve në këtu. Ne sot jemi rreth 200 persona, por mungoni përfaqësuesit nga Mali i Zi dhe të serbeve nga Kosova. Por ky vend nuk është kufi sepse ajo pjesë është e jona. Ne do ndërpresim protesën nëse lirohet shoku ynë” shprehet Damjan Knezeviq nga kufiri në Jarinjë – raporton Syri Kosova.
Personat e grumbulluar po kërkojnë të lirohet një protestues që u arrestua më herët.
Në vazhdimësi këta persona janë duke analizuar se ku ndodhet KFOR-i dhe Policia e KOsovës.
Disa prej tyre edhe kërkonin të dinin nëse po monitorohen nga lartë nga KFOR-i.