Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se pikat e mbetura të seancës së sotme do t’i shqyrtojnë në seancën e radhës.
“Kuvendi nuk ka kuorum, kështu që e mbyllim seancën. Kanë mbetur edhe 4-5 pika”, tha ai.
Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për pronën e paluajtshme, që mundëson faljen e 100 eurove të tatimit për këtë vit.
Ky projektligj u përcoll me debate të shumta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, të cilët kërkuan që ai të mos miratohet pasi rrit tatimin në pronë.
Kuvendi ka votuar në të dy leximet ligjin përmes të cilit do të vazhdohet edhe për dy vjet afati për aplikim për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.