Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: Theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë

Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: Theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë

Miroslav Lajçak, emisari europian për Ballkanin Perëndimor, pas takimit me kryeministrin Kurti sot në Qeverinë e Kosovës, ka deklaruar se Kosova duhet të filloj themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa.

“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, theksoi Lajçak.

“E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiq”, tha ai.

Related Articles