Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca kanë pritur në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe të Bashkimi Evropian, raporton Gazeta Enigma.
Pas konferencës, përballë përfaqësuesve të mediave, Kurti bëri të ditur se do të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të shtunën.
“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla.Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja.Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha ai.
“Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca, unë, si kryeministër si dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla. Pas këtij takimi Presidenca, Qeveria dhe Kryeparlamentari do të dalim me një deklaratë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja”, shtoi Kurti.
Ndryshe, ky takim i ka ardhur si rezultatë që shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga qeveria që kjo e fundit t’ia lejojë OSBE-së të organizojë mbajtjen e procesit të referendumit të Serbisë në Kosovë.
Mirëpo, nga skena politike kosovare u shprehen se janë kundër mbajtjes së një procesi të tillë. /Gazeta Enigma/.