Përkrahësit e Kurtit vihen në aksion, shajnë dhe ofendojnë Kosnettin pas deklaratave për Kryeministrin

Përkrahësit e Kurtit vihen në aksion, shajnë dhe ofendojnë Kosnettin pas deklaratave për Kryeministrin

Deklaratat e Ambasadorit, Philip Kosnett, që i shkonin kundër atyre të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit, kanë irrituar simpatizantët e këtij të fundit deri në atë masë sa të fyejnë në mënyrë të papranueshme të parin, raporton Gazeta Enigma.

Komente nga më të ndryshmet dhe më të papranueshmet janë parë në rrjetet sociale ndaj Kosnett.

Ambasadori në intervistën e fundit ka folur për një varg çështjesh, përfshirë edhe Asociacionin – e për të cilin kërkoi që të formohej duke thënë që “historia nuk fillon me të”.

Po ashtu, Kosnett paralajmëroi Kosovën se Quinti mund të mos e shpëtonte më pas krizave me të cilat përballet – siç ka ndodhur deri tash, përcjell Gazeta Enigma.

Një gjë e tillë ka shkaktuar irritim të madh.

Një qytetar ka kërkuar që ambasadori amerikan të shpallet “Persona Non Grata”. Një tjetër e ka quajtur “Fundrrinë”. Të tjerë komentues kanë përdorur gjuhë edhe më të papërshtatshme për të cilën nuk duam të raportojmë./Gazeta Enigma/

Related Articles