Përkundër tensioneve në veri, Kurti shkon në Bratislavë

Përkundër tensioneve në veri, Kurti shkon në Bratislavë

Tash e disa ditë serbët lokalë në katër komunat në veri të vendit kanë dalë në rrugë për të protestuar deri në plotësimin e dy kërkesave të tyre, tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga Komunat dhe tërheqjen e Policisë së Kosovës.

Përkundër situatës së tensionuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bratislavë, për të marrë pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, H.E. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Forumit.

Për vizitë  zyrtare jashtë vendit sot ka udhëtuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka shkuar në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftim.

Related Articles