Përleshje fizike në Prishtinë, një person përfundon në spital

Përleshje fizike në Prishtinë, një person përfundon në spital

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Me këtë rast, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka marrë trajtim mjekësor.

Rastine ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana

Related Articles