Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje për koalicion të gjerë bashkëqeverisës në Prishtinë. Rama tha se nuk e ka problem të bashkëpunojë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë i ftoj të gjitha partitë, edhe Vetëvendosjen ta bëjmë një koalicion të gjerë , të bashkëpunojmë për të mirën e kryeqytetit. Nuk kam asnjë problem të bashkëqeveris edhe me Vetëvendosjen, edhe me PDK-në.
“Opozita duhet të jetë konstruktive, e cila i shikon proceset dhe na mban në vijë, jo destruktive si ajo që e ka bë VV-ja tash e katër vite. Pra e ka shfrytëzu nivelin qendror për të bllokuar procese në nivel lokal. Kjo është marrëzi, një gjë e mbrapsht”, tha Rama për “Interaktiv Talks”.
