Përpiqet t’i shkelë me veturë policët, ata e gjuajnë me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Gjilan ka tentuar që t’i godas zyrtarët policorë të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre, raporton Gazeta Enigma.

Siç theksohet në njoftimin e policisë, njëri nga policët me qëllim të vetëmbrojtjes ka gjuajtur me armë zjarri.

Njoftohet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk raportohet për të lënduar.

Policia njofton që është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Gjilan 01.06.2023-23:00. Njësiti  policorë duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles