Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot do të dorëzojë padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Lajmin për Express e ka bërë të ditur vetë Musliu, e cila ka deklaruar se padinë do ta dorëzojë në orën 11:00, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Ndryshe, padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.
Pas këtij incidenti, deputetja Musliu pati dalë në një konferencë ëpr media, ku edhe ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Peci.
“Në komision në mungesë të përgjigjeve ai fillojë të fyejë dhe akuzojë duke më bërë pjesë të krimit të organizuar për këtë unë do të ngris padi ndaj ministrit Peci dhe do ta mbroj dinjitetin tim deri në pafundësi”, tha ajo.
Musliu thotë se nga 25 nëntori kërkoi sqarim nga ministrit Peci për të ditur se çka ka ndodhur me thirrjen për grante.
“Që nga 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga ministri Peci për të ditur se çka ka ndodhur me thirrjen për grante. Në seancë kur e kam pyet ministrin se çka ka ndodh ai ka thënë se kjo thirrje është anuluar. Pyetje i kam bërë pse nuk janë njoftuar bujqit e ka anashkaluar pyetjen dhe nuk ka dhënë përgjigje. Kam kërkuar të dërgoj me shkrim vendimin e anulimit”, tha Musliu./Gazeta “Enigma”/