Përsëri incident në futbollin e Kosovës, sulmohet gjyqtari Hasani në ndeshjen Kika – Vushtrria

Përsëri incident në futbollin e Kosovës, sulmohet gjyqtari Hasani në ndeshjen Kika – Vushtrria

Futbolli në Kosovë është në fazë kritike pasi që gati çdo javë po ka incidente të ndryshme.

Së fundmi po raportohet se ne Hogosht është sulmuar gjyqtari i ndeshjes Kika-Vushtrria, shkruan Gazeta Enigma.

Enigma mëson se gjyqtar kryesor në këtë ndeshje ka qenë Rrezart Hasani dhe se është sulmuar nga futbollistët e Kikës Besfort Emini dhe lojtari brazilian Talisson.

Gjyqtari u sulmua pasi që ka ndëshkuar me karton të kuq futbollistin brazilian.

Atje po luheshin minutat e fundit, teksa Vushtrria ishte duke avancuar me rezultat 1:2.

/Gazeta Enigma/

Related Articles