Dy gazetarë kosovarë janë sulmuar në Veri, nga persona të maskuar.
Sipas raportimit të kolegëve të Kallxo.com, dy gazetarë të këtij mediumi janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollë teknike në Mitrovicën e Veriut.
Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.
Në raportim thuhet se vetura e këtij mediumi ku ishin brenda dy gazetarët, është sulmuar nga grupi i personave të maskuar.
Gjithashtu në drejtim të veturës janë hedhur mjete të forta dhe është goditur nga këta persona.
Megjithatë gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.
Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë.
Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.