Një person është gjetur pa shenja jete sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se viktima është shtetas i huaj.
“Sonte rreth orës 22:00 kemi pranuar një raport për një person të shtrirë pa shenja jete në rrugën ‘Fehmi Agani’. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit,” ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.