Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mohuar lajmet se personi që u vra në përleshjen në Prishtinë ishte pjesëtar i tyre.
Megjithatë FSK njofton se një pjesëtari i tyre u përfshi në ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë, ku një person u vra dhe 17 tjerë u lënduan.
“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmshëm se i vrari është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta, sipas informacioneve zyrtare në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe një pjestarë i FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 23:00 në lokalin Bon Vivant, ka pasur përleshje me armë zjarri, ku një person ka humbur jetën dhe 17 tjerë u lënduan.