Sonte rreth orës 21:25 ka ndodhur një aksident me fatalitet në Qyshk të Pejës, ku humbi jetën një person, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, përmes një komunikate për media të cilët kanë njoftuar se viktima është një 23-vjeçar.
“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor ka arritur pa shenja jete.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Gazeta Enigma/