“Përtej pritjeve” – Grumbullim i madh i bashkatdhetarëve në Hagë (Video)

“Përtej pritjeve” – Grumbullim i madh i bashkatdhetarëve në Hagë (Video)

Pas Marshit për Drejtësi të mbajtur dje në Prishtinë, sot shqiptarët janë mbledhur në Hagë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndaj të cilëve sot do të filloj procesi i gjykimit.

Shqiptarët nga diaspora kryesisht nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika kanë shkuar në Hagë, për të mbështetur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Kjo protestë pritet të filloj në ora 10:00.

Gazetari Arben Ahmeti që po e përcjell nga afër protestën në Hagë u shpreh se protesta “është përtej pritshmërive”

Kujtojmë që dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësinë, sipas platformës “Liria ka Emër”, aty morën pjesë afër 100 mijë persona.

Related Articles