Këtë të hënë është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në fshatin Izvor të Zveçanit, afër kufirit me Serbinë, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Ky projekt kap vlerën prej 753 mijë eurosh që synon të forcojë sigurinë kufitare dhe të parandalojë aktivitetet ilegale. Objekti, me një sipërfaqe prej 3.980 metrash katrorë, do të shërbejë si bazë për Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit.
Gjatë ceremonisë së përurimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se vendkalimi kufitar në këtë zonë ishte planifikuar si një pikë e përbashkët integruese me Serbinë, por kjo nuk është realizuar për shkak të mungesës së gatishmërisë nga pala serbe.
“Me këtë stacion policor, zyrtarët tanë do të kenë kushte dinjitoze pune dhe performancë në nivelin e duhur,” deklaroi Kurti.