Sot në Podujevë u përurua Poliklinika Specialistike që kap vlerën e rreth 2.43 milionë eurove, raporton Gazeta Enigma.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë Arben Vitia u pritën në ceremoni nga bashkëpartiaku i tyre, kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili po e synon edhe një mandat.
“Ky institucion shëndetësor do t’u mundësojë qytetarëve të marrin shërbime të specializuara pa qenë nevoja të udhëtojnë në Prishtinë. Vlera e përgjithshme e investimit është rreth 2.43 milionë euro dhe do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera në Podujevë, gjithmonë në të mirë të qytetarëve”, tha Kurti.
Ndërkaq, Bulliqi tha se qytetarët do të kenë 15 shërbime të reja në poliklinikë.
“Nuk do të kenë më nevojë të presin e të maltretohen në Prishtinë. Jemi të kënaqur që kemi krijuar një ambient modern me kushte dhe standarde bashkëkohore”, tha Bulliqi.
“E di që me ministrin kemi pasë shumë diskutime e sende se si ta bëjmë më shpejt dhe më mirë, por ja që erdhi ky moment shumë i gëzueshëm”, tha Bulliqi. / Gazeta Enigma.