Përurohet shtatorja e ish-futbollistit Fadil Vokrri, evokohen mbresa mallëngjyese për futbollistin legjendar

Përurohet shtatorja e ish-futbollistit Fadil Vokrri, evokohen mbresa mallëngjyese për futbollistin legjendar

KF Prishtina ishte shumë më shumë se një skuadër futbolli. Ishte mishërim i një pleyade të tërë sportistit, artit, qytetarisë e atdhedashurisë.  çdo gjë lidhej në një mënyrë apo tjetër  më KF Prishtina, e në këtë kontekst me emrin e qendërsulmuesit të veçantë Fadil Vokrri.

Arbnor Morina ishte ndër lojtarët më të rinjë të gjeneratës së artë të futbollit të Kosovës. Ishte nga ata futbollistë që tejkalonte përmasat lokale e rajonale, i rrallë edhe në analet ndërkombëtare.

Sot, në 61 vjetorin e lindjes, u përurua shtatorja e tij dhe u përkujtua figura humane, njerëzore dhe tepër e veçantë e tij, njeriut që si askush tjetër emociononte një popull të tërë, kudo, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Luginë e Maqedoni.

Në evokimin e kujtimeve për Fadil Vokrrin ishte e pashmangshme që njëri nga bashkëlojtarët e tij të gjeneratës së artë, të emocionohej skajshmërisht, më i riu ndër legjendat e kohës, Arbnor Morina, i cili asokohe kishte arritur të fitonte një vend nderi në formacionin e parë të KF Prishtina, si mbrojtës i djathtë, në fillmi nën drejtimin e trajnerit Vukashin Vishnjevac, pastaj Fuad Muzuroviç e më vonë Mirosllav Çira Ballazheviç.

Morina në një deklaratëë të tij, duke evokuar kujtime për Vokrrin nuk ia doli të përmbahet, shpërtheu emocionalisht, në atë që njihet si katarsis apo shpërlarje shpirtërore, si shenjë e dedikimit për bashkëlojtarin, njeriun e kohës së tij, legjendarin Fadil Vokrri.

Related Articles