Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ka sulmuar lojtarët dhe stafin e KB Pejës, pas ndeshjes me Trepçën.
Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është arrestuar një person që ka sulmuar ekipin dhe stafin e Pejës, derisa rasti është si kundërvajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Reklama
Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në mes të Trepçës dhe Pejës është sulmuar autobusi i KB Peja.
Autobusi në të cilin gjendeshin lojtarët dhe stafi i KB Peja është sulmuar me gur në qytetin e Mitrovicës, por për fat të mirë kishte vetëm dëme materiale.
KB Peja e fitoi ndeshjen në “Minatori” me rezultat 71-68. /