Përvjetori i 26-të i Masakrës së Pastaselit, Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët

Përvjetori i 26-të i Masakrës së Pastaselit, Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët

Në përvjetorin e 26-të, në Pastasel të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar 106 civil të rënë të këtij fshati dhe dhjetëra musafir nga fshatërat e tjera që ishin strehuar aty.

Në këtë ditë përkujtimore, mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kreu i AAK Ramush Haradinaj, si dhe deputetë te tjerë nga Kuvendi i Kosovës.

Kur kanë kaluar 26 vjet banorët e Pastaselit janë në kërkim edhe të 4 të zhdukurve.

Ministrja Haxhiu tha se janë aty jo vetëm për ti kujtuar të rënët, por edhe për te mos harruar kurrë masakrat që serbët bënë ne atë pranvere mbi popullatën civile të Kosovës vetëm e vetëm pse janë shqiptarë.

Më tej ajo shtoi se pikërisht për këto, është krijuar Instituti për Drejtësi, ku do të dënohen në mungesë të gjithë atyre që kanë bërë krime në Kosovë, pasi Serbia nuk po i dorëzon kriminelët.

Një rrëfim para të pranishmeve e bëri edhe i mbijetuari i masakrës, Tahir Krasqini, i cili ka dëshmuar edhe ne Gjykatën Ndërkombëtare te Hagës për këtë masakër.

Related Articles