Pesë prej të lënduarve nga shpërthimi në Prizren transferohen në QKUK

Pesë prej të lënduarve nga shpërthimi në Prizren transferohen në QKUK

Nëntë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në Prizren, pasi dyshohet se një person ka hedhur granatë dore. Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka thënë se rreth orës 7 kanë pranuar edhe një person tjetër të lënduar .

Ai bëri të ditur se viktimat kanë pasur lëndime në gjoks dhe qafë.

Veçgishti njoftoi se pesë prej të lënduarve janë dërguar në QKUK dhe pesë të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Rreth orës 5 kanë ardhur nëntë të lënduar, mandej dikur rreth orës 7 ka ardhë i lënduari i 10. Kryesisht lëndime kanë pasë në gjoks, qafë. PRejt yre 5 janë transferuar në QKUK, ndërs të tjerët janë liruar në shtëpi”, tha Veçgishti për Enigmën.

Related Articles