Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Në Prishtinë një burrë e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari gjendet në arrati.
“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 04.01.2026, NN. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”
Rasti tjetër u shënua në Deçan një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Deçan 04.01.2026, 18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
Një burrë tjetër në Malishevë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje.
“Malishevë/ 03.01.2026-23:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Malishevë, një person me probleme mendore ka thyer dhe demoluar gjësende në shtëpi. Ai është ndaluar për 48 orë.
“Malishevë 04.01.2026, 14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.”
Një grua në Rahovec ka raportuar se është kanosur nga ish bashkëshorti i saj.
“Rahovec 04.01.2026, 18:00. Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.”
