Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Enigma.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Shtime, Istog, Mitrovicë dhe Vushtrri.  

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person është arrestuar nën dyshimin se bashkë me vajzën e sulmuan bashkëshorten.

“Prishtinë 23.07.2025-06:06. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vajzën e saj është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftim.

Në Shtime është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Shtime 23.07.2025-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, njofton Policia.

Kurse, në Istog një person është shoqëruar në Polici, nën dyshimin për dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes.

“Istog  22.07.2025-23:55. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar,, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ndërkaq, në Mitrovicë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunata. Rasti u procedua në procedurë të rregullt.

“Mitrovice Jugu  23.07.2025-12:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare, kunata e saj. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Vushtrri një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Vushtrri 23.07.2025-19:50. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Related Articles