Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuasr zëdhënës i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshira pesë automjete.
Ai shtoi se gjendja e të lënduarve për momentin është stabile.
“Ju njoftoj se rreth ores 17:20 ne rrugen nacionale Pejë- Prishtinë ne Vragoli është shkaktuar një Aksident trafiku me lendime trupore, ku kanë qenë të përfshira 5 automjete. Lëndime trupore kanë kërkuar 5 persona dhe gjendja e tyre është raportuar të jetë stabile për momentin . Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë në drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit të rrugës. Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësitet e nevojshme dhe kanë kryer procedurat e nevojshme”, tha Hoxha.