Kanë kaluar saktësisht pesë vite më parë që kur ishte përhapur pandemia e quajtur “koronavirus”.
Pikërisht me këtë datë, 17 mars të vitit 2020 shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, pezulloi të gjitha aktivitetet sportive, transmeton Gazeta “Enigma”.
Të përballur me një situatë aspak të zakonshme dhe të panjohur më parë, e gjithë bota u ndalua për një moment dhe u mbyll.
Aktivitet sportive gjithashtu, me shumë klube dhe sportistë të cilët mbetën të izoluar.
Pikërisht në këtë vit ishte parashikuar që të organizohej kampionati Evropian “EURO 2020”, i cili u shtye për në vitin 2021.
Kampionatet (liga) rrespektive në Evropë do të vazhdonin garat më 30 qershor, ndërsa disa prej tyre edhe do të shpallnin fituesit para kohës, për të mos nisur më garat.
Pas rikthimit në fushat e blerta, asgjë më nuk ishte e njejtë.
Tribunat e zbrazura pa tifoz, rregulla strikte dhe testime të shumta për “Covid-19”.
Madje edhe shumë rregulla të futbollit kanë ndryshuar që nga kjo periudhë, por më e rendësishmja ishte ajo e pesë zëvendësimeve, për shkak të lodhjes se futbollistëve.
Shumë sportistë humbën jetën gjatë kësaj pandemie, disa të tjerë pushuan përgjithmonë aktivitetin e tyre.
Tani pesë vite më parë, kujtojmë vetëm atë se çfarë ndodhi dhe sa e rëndësishme është liria.