Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka njoftuar se do ta vizitojë Kosovën të premten dhe të shtunën e 11 dhe 12 marsit.
Sipas një njoftimi zyrtarët të zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, gjatë qëndrimi të tij në Kosovë, do të vizitojë komunën e Shtërpcës dhe Zubin Potokut.
Të premten, Petkoviq do të takohet me drejtuesit e Komunës së Shtërpcës, sportistët e rinjë dhe anëtarët e Shoqatës Kulturore të kësaj komune.
Pas kësaj, në fshatin Vërbeshticë do të vizitojë shkollën fillore, ku do të bisedojë me fshatarët.
Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviç do të takohet me përfaqësuesit politikë të Listës Serbe dhe anëtarët e kësaj partie në komunën e Zubin Potokut.
Petkoviç, për herë të fundit kishte tentuar të vizitojë Kosovën gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, por autoritetet kosovare nuk e kishin lejuar një gjë të tillë.
Ai gjatë vitit të kaluar kishte tentuar ta vizitojë Kosovën me muaj me radhë, por në shumicën e kohës ishte kthyer prapa nga kufiri. /Gazeta Enigma/.