Petkoviq: Bisedimet janë rënduar nga kërkesa e Prishtinës për anëtarësim në KiE

Petkoviq: Bisedimet janë rënduar nga kërkesa e Prishtinës për anëtarësim në KiE

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq ka bërë të ditur se nuk është takuar me kryenegociatorin kosovar Besnik Bislimin, pasi sipas tij ai ka refuzuar të diskutojë për për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe çështjen e personave të pagjetur, shkruan Gazeta Enigma.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se bisedimet e sotme në Bruksel janë rënduar me vendimin, që ata e cilësojnë, të paligjshëm të Prishtinës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“E shfrytëzova këtë moment edhe për të protestuar fuqishëm kundër vendimit të paligjshëm dhe të njëanshëm të Prishtinës”, u tha Petkoviq gazetarëve pas takimit, shkruan Tanjug.

Se nuk ka pasë një takim trepalësh mes kryenegociatorit kosovar, atij serb dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar edhe Besnik Bislimi.

Ai tha se pala serbe ka dashur që në agjendë të futet edhe tema për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe gjë të cilën thotë se s’e ka pranuar.

“Unë kam kërkuar takim trepalësh, por si duket në momentin kur pala serbe është konfrontuar me këtë kërkesë i ka ardhur një intervenim nga Serbia. Ata kanë dashur që ta keqpërdorin këtë dhe ta fusin një temë të re në agjendë dhe kanë thënë se mund të ndodhë takimi trepalësh nëse fillimisht bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe, ku natyrisht nuk kemi mundur të pranojmë për arsye se agjenda ka qenë e paracaktuar”.

Related Articles