Petkoviq do të qëndroj në Kosovë për dy ditë

Petkoviq do të qëndroj në Kosovë për dy ditë

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

I njëjti parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.

Kjo vizitë e Petkoviq në Kosovë vjen pak ditë para takimit që do të mbahet në Bruskel mes Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe Aleksanër Vuciq, presidentit serb.

Related Articles