Petkoviq e cilëson Sveçlën si “nënkontraktor” të Kurtit

Petkoviq e cilëson Sveçlën si “nënkontraktor” të Kurtit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot që Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është nënkontraktor i kryeministri Albin Kurti për ta destabilizuar rajonin.

“Prishtina dhe Albin Kurti kanë treguar edhe një herë se ata dinë vetëm të kërcënojnë me forcë e me luftë dhe që strukturat e tyre politike menaxhohen nga ekstremistë që nuk i njohin vlerat e dialogut dhe zgjidhjen paqësore të problemeve”, ka thënë Petkoviq.

Ministri Sveçla javët e fundit ka vizituar disa herë pikat kufitare në veri të vendit ku dhe është takuar me qytetarë serbë e shqiptarë.

Related Articles